15 maune me mallra nga Serbia nuk janë lejuar të futen sot në Kosovë, pasi nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar sipas vendimit të fundit të Qeverisë për masa reciproke, ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci.
Për maunet që janë nisur nga Kosova për në Serbi, sipas Stavilecit, nuk ka informata se janë kthyer prapa.
Qeveria mori vendim të dielën për ashpërsimin e masave të reciprocitetit me Serbinë.
Mallrat nga Serbia, për t’u futur në vend, sipas vendimit të fundit, duhet t’i referohen Kosovës me emrin kushtetues, Republika e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndryshon masa e sigurisë, nga tash ndalohen vetëm maunat me ngarkesë nga Serbia
-
Mallrat serbe s’po lejohen të hyjnë në Kosovë
-
Heqjen e reciprocitetit qytetarët e konsiderojnë nënshtrim ndaj Serbisë
-
Stavileci: Të hyrat pësojnë rënie prej 10 për qind
-
16 kamionë serbë hyjnë me dokumente “Republika e Kosovës”