Arbëri

Pacolli pranon kopjet e letrave Kredenciale nga Ambasadori i Katarit, vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve

Pacolli pranon kopjet e letrave Kredenciale nga Ambasadori i Katarit, vlerësohen marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve
Foto nga MPJ
 

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim kortezie, Ambasadorin e ri jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, nga i cili ka pranuar edhe një kopje të Letrave Kredenciale.

Me këtë rast, Pacolli, e ka falënderuar Ambasadorin Al Marri për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja vendeve dhe ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme, që shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të jap për Republikën e Kosovës.