Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se po përcjell me shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve
MPJ konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë.
“Në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ne besojmë se të gjithë aktorët politikë do të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar. Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike”, thuhet në njoftim të MPJ-së nga Kosova.
-
Shqipëria reagon ndaj situatës në Maqedoni
-
MPJ përgënjeshtron mediat serbe për futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni
-
MPJ-ja e Zvicrës kërkon që përgjegjësit e sulmeve në veri të sillen para drejtësisë
-
Qeveria fton qytetarët të shmangin udhëtimet nëpër Serbi
-
Polonia e shqetësuar me situatën në veri të Kosovës, bën thirrje për ulje të tensioneve