Arbëri

Demaskimi i Policisë së Kosovës, gjerësisht në numrin special të “Kohës Ditore”

Për cilat skandale është kthyer vëmendja kah Policia e Kosovës dhe si ka ecur procesi i nisur i reformave në Polici? Pse ky proces ka rezultuar me mos-efikasitet? A janë ndryshimet në polici angazhim serioz për çrrënjosjen e krimit dhe korrupsionit, apo veç maskim i radhës? Pse nuk mjafton, sipas shoqërisë civile, vetëm ndryshimi i pozitave të menaxherëve të drejtorive të Policisë?

Këto janë disa nga pyetjet që marrin përgjigje në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “Demaskimi i Policisë”.

Te tema e javës, po ashtu, gjeni shkrimin për mënyrën se si krimi në Polici është vështirë të çrrënjoset pa përkrahjen e politikës.

Në intervistë e javës flet drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. A kanë, sipas tij, integritet zyrtarët policorë? Në çfarë forme po mendon Qalaj ta përmirësojë imazhin e Policisë? Pse Qalaj thotë se ka presion dhe ndikime nga politika në Polici?

Në rubrikën ‘kosovarçe’ vjen rrëfimi për udhërrëfyesin e Prizrenit dhe të Maleve të Sharrit si dhe për përgjegjësinë që bart ai gjatë punës me turistët.

Nga bota gjeni artikujt për djaloshin e artë të Kanadasë, të cilit po i zbehet shkëlqimi, si dhe për shtetin që ua ndalon shkollën shtatzënave.

Po ashtu, lexoni edhe reportazhin nga shkolla e braktisur në Mirash, që dikur njihej si vend i torturës.

Lexoni edhe fejtonin nga arkivat e bibliotekës së kongresit amerikan mbi Shqipërinë: “Si u ndihmua me ushqim Shqipëria, pas viteve të ’90-a?”

Rubrika e Kulturës këtë javë sjell shkrimet ekskluzive për violinistin që ka shtegtuar në 200 vende të botës dhe “Magjinë e gramafonit” në Shqipërinë e para një shekulli.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës, në “Koha Ditore”.