Arbëri

Reka: Maqedonia është shtet, por nuk është republikë

Foto: Ilustrim
Në foto Blerim Reka
 

Faktin se për 15 orë u mblodhën 11 mijë nënshkrime, më shumë sesa numri i nevojshëm për kandidaturë të pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, për Blerim Rekën, pos përkthimit në entuziazëm ka dhe dy aspekte të tjera. Të parën ai e lidh me lodhjen e popullit nga premtimet e pambajtura të politikanëve, e të dytën me guximin.

Te “sindroma tradicionale përçarëse shqiptare” e gjen një pjesë të “fajit” pse faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk u bashkua për një kandidaturë të vetme. Por habitet se si të njëjtat parti e duartrokasin unifikimin e faktorit shqiptar në Tuz për fitoren e përbashkët.