Arbëri

“BE nuk e komenton Platformën e Kosovës”

Descriptive Text

Bashkimi Evropian nuk i komenton qëndrimet e disa palëve në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe kërkon që Kosova të ndërpresë taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që me negociata në dialog të arrihet te marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme ndërmjet dy vendeve, ka deklaruar sot Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Ky ka qenë komenti i vetëm i saj në pyetjen e agjencisë serbe të lajmeve Beta se si e komenton Platformën Kosovës për dialogun me Serbinë.

"Si ndërmjetës, Bashkimi Evropian nuk i komenton qëndrimet e disa palëve në dialog dhe vetëm me bisedime mund të arrihet marrëveshja me interes për qytetarë të Kosovës, të Serbisë e të rajonit”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.