Rriten çmimet e importit për 2.2 për qind Foto: Ilustrim/Koha

Rriten çmimet e importit për 2.2 për qind

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 08 March 2019 07:30

Çmimet e importit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë rritur 2.2 për qind, krahasuar me tremujorin para tij. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave së Kosovës, të publikuar të enjten, kjo rritje është edhe më e lartë krahasuar me vitin e kaluar për 3.89 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

Të dhënat tregojnë se ngritje më të mëdha të çmimeve në tremujorin e fundit të 2018-s kishte për sektorin e lëkurës dhe artikujve të saj për 14.4 për qind, shtazë të gjalla dhe produkte të shtazëve 8.5 për qind, instrumente optike, fotografike, matëse, mjekësore e muzikore, si dhe mekanizmat e orës 6.6 për qind, produktet bimore 6.3 për qind, produktet minerale 5.5 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 3.8 për qind.

Rritje të çmimeve të importit kishte edhe për artikuj të ndryshëm të prodhuar për rreth 3.8 për qind, për letra dhe artikuj të saj 2.4 për qind...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme