149 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas njoftimit nga Spitali, katër pacientë janë në respirator, 106 në oksigjeno terapi dhe 24 në gjendje më të të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre pacientë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Pejë janë regjistruar 21 raste me Covid-19.
Artikuj të ngjashëm