Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të shtrirë 148 pacientë të infektuar me koronavirus. Spitali njofton se prej tyre, 119 pacientë janë në oksigjenoterapi, 35 në gjendje të rëndë dhe 9 në CPAP.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 pacientë, derisa janë për trajtim 6 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi dhe 259 të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shëruar 870 pacientë.
Artikuj të ngjashëm