Arbëri

Ministria e Infrastrukturës ndihmon 3 komunat perëndimore me projekte infrastrukturore

Ministri i infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën takoi ndaras kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe atë të Pejës, me ç’rast nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këto komuna për projektet infrastrukturore të tyre.

Këto marrëveshje janë vazhdimësi e mbështetjes së MIT-së për komunat, sikurse vitin e kaluar, kur dihet se kapacitetet buxhetore të komunave janë të vogla dhe nuk mund t’i përcjellin trendet e zhvillimit infrastrukturor në vend.

Image

Komuna e Gjakovës nga MIT-ja, për vitin 2019, përfiton 11 projekte në vlerë prej 1.081.665.00 euro, për këtë vit. Komuna e Deçanit 4 projekte në vlerë prej 650.00,00 euro. Kurse ajo e Pejës 8 projekte, në vlerë prej 1.120.000,00 euro.

Mbështetja financiare e MIT-së për këto komuna rrjedh nga alokimi buxhetor për vitin 2019-të i kësaj ministrie, të dedikuara për mbështetje të projekteve infrastrukturore në të gjitha komunat e Kosovës.

Image

I pari i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, tha se mbështetja e tij dhe dikasterit që ai drejton për komunat nuk do të mungojë. Lekaj shtoi se investimet në infrastrukturën e tyre, janë investime për qytetarët dhe lëvizjen e lirë të tyre dhe mallrave.