Arbëri

Kosova rrezikon t’i humbasë edhe 11 milionë euro tjera nga BE-ja

Foto: Reuters / ilustrim
 

Kosova, përveç se i ka humbur 43 milionë euro nga Bashkimi Evropian, rrezikon t’i humbasë edhe 11 milionë të tjera për shkak të mos përmbushjes së zotimeve që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim - Asociim.

Në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) thonë se 43.4 milionë euro janë të konfirmuara se kanë humbur, ndërsa pritet që të konfirmohet edhe për 11 milionë të tjera.