Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të caktuar ditën e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, të kërkuar nga kryeministri i Kosovës për përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë si dhe finalizimin e platformës së dialogut, shkruan Koha.net.
Kryesia pritet të mblidhet sot në orë 15:00 me këtë rend të ditës:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë
2. Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve
Javën e kaluar Kryesia e Kuvendit pati caktuar që gjatë kësaj jave të mbaheshin dy seanca të jashtëzakonshme, në të cilat do të diskutohej për shpenzimet e 11-vjetorit të pavarësisë dhe rifunksionalizimin e KQZ-së, mirëpo këto dy të fundit janë shtyrë për shkak të manifestimit Epopeja e UÇK-së. Ndërkaq me 7 mars është thirrur seancë e rregullt, në të cilën do të shqyrtohen dhe votohen pikat e mbetura nga seancat e mëparshme të papërfunduara.