Arbëri

Ramadani: Ndërkombëtarët s’duhet të heshtin ndaj kërcënimeve të çmendura të Vulinit

Descriptive Text

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin, i cili tha se “Ushtria e Kosovës do të jetë aty nëse Ushtria e Serbisë vjen te kufiri”.

“Vulini i çoroditur paska vazhduar kërcënimet ndaj Kosovës dhe fyerjet e rënda ndaj Kryeministrit Haradinaj. Është çoroditur ai, sepse po synon që të harrohet se ushtria e policia serbe kanë tentuar gjenocid dhe kanë bërë spastrim etnik kundër popullit të Kosovës. Kanë vrarë mbi 10 mijë njerëz, dhunuar rreth 20 mijë gra, djegur e shkatërruar mbi 400 mijë shtëpi, kanë përzënë mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova”, ka shkruar ai, transmeton Koha.net. 

Vulin: Po hyri në veri, Ushtria e Kosovës do të ketë disfatë dhe humbje

Vulini dje tha se “Terroristi i pa dënuar Haradinaj dëshiron t’i përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. E di Haradinaj se Vuçiqi nuk frikohet ashtu siç e di se përpjekja e tij eventuale për hyrje me ushtri në veri të Kosovës do të përfundonte me disfatë dhe me ikje të plotë”.

Ramadi, në një postim në Facebook thotë “Por, Vulini dhe shokët e tij përgjigjen e kanë marrë me kohë”.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë ndaj këtyre kërcënimeve të çmendura. Nuk e di nëse e kanë dhënë deklaratën e fundit nga Serbia apo nga Rusia? Ku jeton saktë Vulini?”, përfundon Ramadani.