Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 në Maqedoni, kandidatët shqiptarë morën rreth 250 mijë vota.
Kandidati nga Demokracia e re Imer Selmani, kishte marrē rreth 150 mijē vota, përfshirë disa vota edhe të komuniteteve tjera, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kandidati i BDI-së Agron Buxhaku kishte rreth 70 mijë vota, ndërsa Mirushe Hoxha nga PDSh rreth 30 mijë vota.
Në zgjedhjet e tanishme presidenciale është vetëm një kandidat shqiptar, Blerim Reka.
Nëse i njëjti në raundin e parë merr mbështetjen e shqiptarëve, mund të ketë rreth 250 mijë vota.
Ky numër mund të rritet nëse Reka synon ta përhapë fushatën edhe në rajone tjera ku jeton komuniteti maqedonas, turk, rom etj.
Artikuj të ngjashëm
-
Nëse zgjedhjet presidenciale dështojnë në Maqedoninë e Veriut, detyrën do e ushtrojë Talat Xhaferi
-
Takohen Sela, Kasami dhe Reka në prag të rrethit të dytë zgjedhor në Maqedoninë Veriore
-
Kandidatët për president në Maqedoni të Veriut iu “lariten” shqiptarëve
-
Pendarovski dhe Siljanovska në garë shumë të ngushtë për president
-
Pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme në Maqedoninë e Veriut