Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në raundin e parë për president të Maqedonisë Reka mund të marrë 250 mijë vota

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 në Maqedoni, kandidatët shqiptarë morën rreth 250 mijë vota.

Kandidati nga Demokracia e re Imer Selmani, kishte marrē rreth 150 mijē vota, përfshirë disa vota edhe të komuniteteve tjera, njofton agjencia e lajmeve INA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kandidati i BDI-së Agron Buxhaku kishte rreth 70 mijë vota, ndërsa Mirushe Hoxha nga PDSh rreth 30 mijë vota.

Në zgjedhjet e tanishme presidenciale është vetëm një kandidat shqiptar, Blerim Reka.

Nëse i njëjti në raundin e parë merr mbështetjen e shqiptarëve, mund të ketë rreth 250 mijë vota.

Ky numër mund të rritet nëse Reka synon ta përhapë fushatën edhe në rajone tjera ku jeton komuniteti maqedonas, turk, rom etj.