Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Çdo qeveri mund të bjerë nëse rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e “Bondsteel-it”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë sot në Mitrovicë se çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e Bondsteel-it, mund të bjerë.

“Të gjitha Qeveritë mund të ecin e Bondsteeli jo. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA-në. Ju e keni vërejtur që unë jam tërhequr nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bënë kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, deklaroi Veseli pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Serbisë do ti përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet. Nuk duhet me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale. Nuk mundet askush vet me mbrojt Kosovën. Ju kujtohet kur i pata thënë Avdullahut që me na lanë edhe neve me i ndihmu me mbrojt Kosovën. Edhe këta tjerët, njësoj duhet me ditë që më së miri Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi me ju përgjigjë qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, tha Veseli.