Si pasojë e prishjes së një trafoje në lagjen Veternik të Prishtinës, e cila ka prekur në linjën 10kV kanë mbetur pa furnizim një pjesë e madhe e lagjes së Veternikut, ka njoftuar KEDS-i përmes një komunikate për medie.
I kontaktuar nga Koha.net zëdhënësi për medie në KEDS, Viktor Buzhala, ka thënë se trafoja e cila ka pësuar dëmtime ka qenë e kompanisë “Dino Compani”, mirëpo sipas tij ajo prishje ka ndikuar edhe në linjën e cila furnizon me energji një pjesë të kësaj lagjeje.
“Kompania në fjalë është 'Dino Company'. E vërteta është se trafoja ka qenë e tij, mirëpo kur e ka dëmtuar trafon e ka dëmtuar edhe linjën tonë”, ka thënë ai.
Koha.net ka provuar të kontaktojë edhe me kompaninë në fjalë, mirëpo kjo e fundit nuk është lajmëruar.
Sipas njoftimit të KEDS-it, dëmtimi i rrjetit elektrik nga kompani private është bërë dukuri e shpeshtë, ku si pasojë po dëmtohen asetet dhe konsumatorët.
Vetëm javën e kaluar KEDS-i thotë se ka pasur dy raste të dëmtimit të rrjetit elektrik nga kompanitë private, një në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe një tjetër në Ferizaj.
{gallery}