Arbëri

Në pritje të “korrigjimit” të kufijve, Lugina zhvishet nga kompetencat

Foto: Koha
 

Beogradi ka intensifikuar procesin e zhveshjes së Luginës nga kompetencat që i ka ushtruar deri më tani. Gazeta ka biseduar me politikanë dhe aktivistë të shoqërisë civile atje. Zhveshjen nga kompetencat dhe shërbimet e deritashme ata i kanë ndërlidhur me kontekstin e dialogut, Kosovë-Serbi.

Politikanët nga Lugina kanë folur edhe për opsionet e diskutuara në Serbi, të cilat implikojnë ndryshim kufijsh, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, sipas tyre, çfarëdo zgjidhjeje e pjesshme për Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk i kontribuon zgjidhjes dhe krijon terren për trazira të mundshme.