22:18

Shqiptarët më së shumti vota, por s’mund ta qeverisin të vetëm Tuzin

Shqiptarët kanë marrë më së shumti vota për Komunën e re të plotë të Tuzit, por aleanca e tyre me gjasë e ka të pamundur të qeverisë e vetme.

KQZ-ja ende nuk ka publikuar të dhënat nga zgjedhjet, por partitë kanë nisur të shpalosin rezultatin e tyre. Një listë me secilin vendvotim dhe për secilën parti e ka siguruar Koha Ditore. Në bazë të saj, Koalicioni Shqiptar ka 3682 vota apo 47.13 %. Pas saj është partia e Gjukanoviqit, DPS, me 2490 vota, me 31.87 %.

Partia e tretë ka dalë BS-ja, me 960 vota, apo 12.29 %, që lë prapa SD-në me 359 vota (4.59 %), pastaj Demokrate me 236 vota (3.02 %) dhe krejt në fund SNP, që ka arritur të marrë vetëm 86 vota (1.10 %).

21:53

Rezultatet jozyrtare e shpallin koalicionin shqiptar fitues në Tuz

Sipas rezultateve jo zyrtare, Forumi Shqiptar ka fituar 3547 vota, kundrejt DPS-së me 1642 vota.

Së paku kështu sipas portalit nga Tuzi, Malësia.org.

21:26

Shqiptarët në Tuz nisin festën, ende s’ka rezultate të zgjedhjeve

Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, qytetarët shqiptarë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre.

Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në këtë komunë.

Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë.

21:02

80 për qind e zonave malore në Tuz pro koalicionit shqiptar

Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në këtë komunë.

Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë, raporton KP.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe se procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë.

Image
19:16

Më shumë se 60 për qind e qytetarëve votuan deri në orën 19:00 në Tuz

Anëtarët e koalicionit të partive shqiptare kanë bërë të ditur se deri në ora 19.00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 62.42 për qind e qytetarëve të Tuzit.

Qytetarët që kanë mbetur ende pa votuar, kanë kohë deri në ora 20.00 për një gjë të tillë.

Ndryshe, në zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton “Malësia na bashkon”, ku për herë të parë pas 62 vjetësh ky vend pritet të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica, raporton KP.

Tuzi ka marrë statusin e plotë si komunë e pavarur, më 1 shtator të vitit të kaluar.

Gara më e fortë zgjedhore po zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.