Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli vazhdon lobimin në OBI

Ministri i Jashtëm Pacolli me ministrin e Jashtëm të Omanit

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, po vazhdon agjendën e ngjeshur dhe lobimin intensiv nëpërmjet takimit të dhjetëra homologëve të tij, që po marrin pjesë dhe përfaqësojnë vendet e tyre në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it, dhe e cila po i zhvillon punimet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Takimet bilaterale me ministrin e Jashtëm të Maldiveve, Abdullah Shahid, atë të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, Gabonit, Kambogo Abdu Razzaq Guy dhe Sierra Leone-s, Dr. Alie Kabba kanë qenë aktivitetet e tjera të pasdites së sotme në margjina të punimeve të ditës së dytë të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në të gjitha këto takime, numri dy i Qeverisë, Pacolli, i ka falënderuar shefat e diplomacive të këtyre shteteve për mbështetjen, që i kanë dhënë vendit tonë në proceset e shtet-ndërtimit, ka shkëmbyer pikëpamjet për shikimin e mundësive të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetet njohëse, përderisa ka kërkuar përkrahje për agjendën multilaterale të Kosovës, shpeshtim të kontakteve të drejtpërdrejta dhe ndërtim të partneriteteve të reja edhe me shtetet jo-njohëse”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Kosovës.