Arbëri

Abdixhiku: Kosova është e kapur me kunata e akraba të njerëzve në pushtet

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj raportimeve të fundit për punësimin e familjarëve në Telekom.

Duke përmendur anëtarin e Bordit që punësoi katër fëmijët e tij, për të cilin raportoi Kohavisioni, Abdixhiku ka pyetur se çfarë duhet thënë familjeve që shkollojnë fëmijët me sakrificë e krejt në fund të kuptojnë se shteti është kapur nga kunata e akraba të punëtorëve të institucioneve.