Arbëri

Pas djegies së mandateve nga opozita në Shqipëri, 11 kandidatë refuzojë dorëheqjen

Foto: Kuvendi i Shqipërisë / ilustrim
 

Të paktën 11 kandidatë të PD-së dhe LSI-së kanë refuzuar që të dorëhiqen nga lista dhe pritet të pranojnë mandatet. 4 kandidatë nga PD dhe 7 nga LSI nuk I binden urdhrit të kryetarëve. Këto kandidatura pritet ta çojnë në 15 numrin e deputetëve opozitarë në Parlament.

Teksa 57 mandate deputetësh janë lënë vakantë nga PD dhe LSI, dalin emrat e kandidatëve që pritet të zënë vendin e tyre në Kuvend. Deri më tani Report Tv ka mësuar emrat e 11 kandidatëve nga PD e LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandate, duke iu bashkangjitur kështu edhe 4 deputetëve opozitar që nuk iu bindën urdhrit të liderëve të partisë për të bojkotuar Kuvendin me djegie mandatesh.