Arbëri

Kategoritë e luftës mbeten pa rritje të beneficioneve, edhe pse me Ligj duhet bërë rishikimi çdo fundvit

 

Bekim Haxhiu është njëri prej deputetëve që, pos pagës në Kuvendin e Kosovës, gëzon edhe benificion invalidor, si i plagosur në luftën e UÇK-së.

Bazuar në formularin e fundit të deklarimit të pasurisë, ai përfiton 3 mijë e 825 euro në vit nga ky beneficion, me një shkallë invaliditeti prej mbi 30%.