Arbëri

Haradinaj: Jam dakord që të hiqet taksa sikur ta dinim kontratën e bisedimeve dhe dialogut

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica.

Pas takimit ai ka thënë se është dakord që taksa të pezullohet sikur të dihej kontrata e bisedimeve dhe dialogut.

Haradinaj pas takimit ka thënë se ishte një takim pune sepse është një gjendje specifike në Mitrovicë.

“Shpresoj se do ketë një fond ose grante për biznese në Mitrovicë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se e kanë të vështirë të heqin taksën sepse ende nuk po e dinë çfarë po ndodhë me përbërjen e dialogut, raporton KP.

“Është bukur zor me marrë vendim për heqjen e taksës. Në këtë gjendje të cilën jemi sot është vështirë me marrë një vendim të tillë. Edhe unë jam dakord me u pezullua taksa sikur ta dinim kontratën e bisedimeve dhe dialogut. Nëse kemi një kontratë për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues menjëherë shqyrtojmë heqjen e taksës. Jemi bukur në paqartësi për dialogun, sepse nuk e dimë për çfarë është fjala. Është më mirë me pas unitet në rastin e Trepçës. Për taksën përçarja e madhe në brendi po na bënë probleme”, tha Haradinaj.