Përmes një postimi në Facebook, Instituti GAP ka publikuar infografikat mbi pagat e gjyqtarëve në Kosovë dhe si ato krahasohen me kolegët e tyre në rajon me Ligjin për pagat.
GAP pyet se a siguron Ligji për pagat në sektorin publik paga të krahasueshme me rajon për gjyqtarë si dhe efikasitet në luftën ndaj korrupsionit?
Komisioni i Ministrave të Këshillit të Evropës ka rekomanduar se pagat për gjyqtarë duhet të garantohen me ligj, të jenë proporcionale me përgjegjësitë e tyre dhe të mjaftueshme që t’i mbrojnë ata nga shtytjet për t’i ndikuar vendimet e tyre.
Prandaj, qasja ndaj pagave të gjyqtarëve duhet jetë gjithëpërfshirëse, përtej aspekteve ekonomike, në mënyrë që të merret parasysh ndikimi në efikasitetin e gjyqësorit, pavarësinë e tyre dhe luftën ndaj korrupsionit brenda dhe jashtë gjyqësorit, thotë GAP.
Shih infografikat e Institutit GAP sa i përket pagave vjetore të gjyqtarëve krahasuar me rajon dhe krahasuar me pagën mesatare.
{gallery}
-
GAP krahason pagat e gjyqtarëve kosovarë me ato rajonit
-
BE-ja e shqetësuar për mënyrën si ndahen te gjyqtarët e prokurorët rastet e korrupsionit
-
Zogaj: Po cenohet pavarësia e gjyqësorit, pushteti të mos i komentojë vendimet tona
-
Bugaqku: S’është në rregull që të luhatet paga e gjyqtarit sa herë që ndërrohen qeveritë
-
Mehmeti: Ligji i Pagave më së shumti e ka goditur sistemin gjyqësor