A po dërgon SHBA një mik të Greqisë në Ballkan “për të kryer punë”?

A po dërgon SHBA një mik të Greqisë në Ballkan “për të kryer punë”?

26 February 2019 10:45

Philip Reeker, një diplomat dhe njohës i mirë i çështjeve në Ballkan, duket se është projektuar nga administrata Trump në SHBA për të marrë detyrën e braktisur nga Wes Mitchell.

Të paktën kështu raporton sot media greke “Krisismonitor”, duke shkruar se Reeker do të duhet të zëvendësojë Michel në postin e ndihmës sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

Sipas medias greke ai po vjen në këtë funksion të rëndësishëm edhe me bekimin e ambasadorit amerikan në Greqi. Duket se Reeker është shumë i afërt me qëndrimin grek dhe luftëtar i thellimit strategjik të raporteve SHBA- Greqi.

Nga karriera e tij, biografia dhe paraqitjet publike, mund të kuptojmë se ai ka punuar në forcimin e raporteve mes Greqisë dhe SHBA-ve si dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe atyre në fushën e mbrojtjes.

Por nëse zbarkon me mision në Ballkan, Reeker i cilësuar si “njeriu që kryen punë” nga mediat në SHBA, do të marrë përsipër detyrën e vështirë për të konkluduar një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë.

Detyrë e tij gjithashtu do të jetë sheshimi i raporteve në Ballkan dhe zhdukja e tensioneve, ndërsa do t’i duhet të luajë rol në procesin e bashkëngjitjes së Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeoekonomike të SHBA-ve në Lindjen e afërme dhe Lindjen e Mesme.

Si njohës i temave kyçe në rajon, nga dora e parë Reeker vlerësohet si njeri që “kryen punë”, që forcon perspektivën e realizimit të rrjetit të gazit dhe lidhjen e rrjetit energjetik grek me Ballkanin.

Reeker (54) në vitin 1999 ishte përfaqësues për media i të dërguarit amerikan Kristofer Hill në bisedimet për Kosovën në Rambuje, nga viti 2008 deri në vitin 2011 ishte ambasador i SHBA-ve në Maqedoni, ndërsa nga 2011 deri 2013 zëvendës ndihmës sekretar për Evropën dhe Euroazinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme