Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dokumentet që nuk e kufizojnë Thaçin shqyrtohen këtë javë në Kuvend

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Dokumentet e dialogut, për të cilat opozita thotë se në mënyrë indirekte legjitimojnë negociatat e presidentit Thaçi për territorin e vendit, do të dalin në shqyrtim këtë javë.

Është kjo Platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror në dialog me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithëse ishin dhënë zotime se këto dokumente do të miratoheshin së shpejti, ato kanë hyrë në procedurë në kohën kur ka marrë hov ideja për korrigjimin e kufijve. Në Kosovë këtë po e shtyn presidenti Thaçi, derisa në Beograd udhëheqësit serbë kanë pranuar se ndryshimi i mezhdave është pozicioni i tyre zyrtar.

Njohës të rrethanave kanë thënë se fuqia politike e delegacionit do të jetë përcaktuese nëse do të jenë udhërrëfyes për arritjen e marrëveshjes në negociatat që tashmë ka zhvilluar Thaçi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)