Arbëri

Kurti: Thaçi po do që Kosovën ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë

Foto: Koha

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka shtetin në Pazar. E madje, sipas tij, edhe po thotë se u bë aksham.

“Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika, me 16, me 17, me 22 pika! Sepse i ashtuquajturi president i Kosovës e ka vënë shtetin tonë në pazar dhe po thotë se u bë aksham”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Thaçi po do që Kosovën ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë.

“Dikujt Trepçën, tjetërkujt Ujmanin, me përqindje KEK-un, Mitrovicën ta bëjë Bërçko, kishat e manastiret ortodokse Hilandar, dhe, statuse speciale gjithandej diku 35 e diku 99 vjet. Çka i bie kjo, si Bosnja, si Palestina apo si Hong Kongu? Paj, të trija këto. Ama në fund të dialogut na vjen njohja, thotë edhe qeveria porsi ai - pra, do të njihet ajo që mbetet nga Kosova, ndërkohë që e kanë pranuar mosnjohjen e Serbisë. Këta njerëz edhe pavarësinë ta varin”, ka shkruar Kurti.