Arbëri

Policia me angazhime shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada

 

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se njësia për Kontroll të Autostradave, përveç aktiviteteve tjera po vazhdon aktivitetet patrulluese në autostrada me qëllim parandalimin e aksidenteve, shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të trafikut rrugor, transmeton Koha.net.