Arbëri

Sa shqiptarë e dinë serbishten dhe sa serbë shqipen në Kosovë

Sa shqiptarë e dinë serbishten dhe sa serbë shqipen në Kosovë
 

Gjuhën shqipe e flasin gati 5 për qind e serbëve të Kosovës, e kuptojnë pjesërisht 31 për qind e nuk e flasin fare 64 për qind e tyre, ka vlerësuar pas publikimit të një ankete Qendra për iniciativë Sociale me përkrahje të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe të Ambasadës së Britanisë Madhe në Prishtinë, përcjell portali serb “Danas”.

Nga ana tjetër, rezultate e këtij hulumtimi tregojnë se në përqindje më të madhe shqiptarët e Kosovës dinë serbisht - 18 për qind e flasin, 49 për qind e kuptojnë pjesërisht, 31 për qind nuk e flasin fare.