Arbëri

Abdixhiku: Shteti për Pavarësi mashtroi pa marre, publikisht e pa brengë

Abdixhiku: Shteti për Pavarësi mashtroi pa marre, publikisht e pa brengë
Foto: Koha

Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku ka thënë se shteti ka shpërndarë 500 mijë euro lehtësisht në mashtrim.

Në një reagim në facebook, Abdixhiku ka thënë se 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet.