Efikasiteti energjetik dhe lufta kundër ndryshimit të klimës janë dy objektivat e paketës së re të buxhetit të BE prej 32 milionë eurosh për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Komisioneri i Zgjerimit të BE, Johannes Hahn, gjatë takimit ministror për energjinë mes gjashtë shteteve të Ballkanit, që po zhvillohet në Podgoricë.
Ky financim u shtohet 50 milionëve euro të tjera të akorduara më parë nga BE për të forcuar politikat energjetike të rajonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Paratë janë të destinuara për tranzicion e gjelbër, në mënyrë që rajoni të renditet sa më shpejt që të jetë e mundur me standardet mjedisore të BE dhe Marrëveshjes së Parisit”, shpjegoi Hahn.
“Ballkani Perëndimor është një potencial i madh i energjisë, që llogaritet në 2,5 miliardë euro në vit”, theksoi komisioneri duke inkurajuar ministrat e gjashtë vendeve që të kapërcejnë “pengesat politike dhe çështjet dypalëshe”.