Arbëri

KESCO lanson aplikacionin eKesco, faturat për energjinë tani edhe online

KESCO lanson aplikacionin eKesco, faturat për energjinë tani edhe online
 

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka lansuar këtë javë aplikacionin “eKesco”, i cili u mundëson konsumatorëve të paguajnë faturat e energjisë elektrike online si dhe të jenë të informuar për çdo zhvillim që lidhet me furnizimin me rrymë.

Aplikacioni eKesco - që mund të shkarkohet në telefonat e mençur – ofron informata për faturat, borxhin e papaguar, shkyçjet dhe rikyçjet, për ndërprerjet e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, dhe shumë informata të tjera.