Arbëri

“Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e minatorëve është kthimi i Trepçës në burim jete”

“Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e minatorëve është kthimi i Trepçës në burim jete”
 

Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e atëhershme të minatorëve, luanëve të nëntokës tonë, është kthimi i Trepçës në burim jete. Kemi pasur vështirësi e do të kemi, por më besoni se jemi në të drejtën tonë dhe nuk do të ndalemi të punojmë me secilin, qoftë pozitë apo opozitë, veri apo jug. Do të punojmë me secilin për rikthimin e Trepçës, pra sot minatorët i uroj për statutin e Trepçës dhe urime për Trepçën kompani sipas ligjit të Kosovës.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij gjatë Shënimit të 30 -Vjetorit të Grevës së Minatorëve.