Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e larguar të KEDS-it me protestë kërkojnë kthimin në punë

Foto: Ksp

Me pankarta në duar, me mbishkrime “KEDS po e sfidon gjyqësorin, “Gjyqtarë pse po heshtni”, punëtorët e larguar nga KEDS-i, sot kanë protestuar para Gjykatës Themelore dhe para Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Remzi Demaj, nga njësia e distriktit të Prishtinës, ka thënë se edhe pse qe tre muaj është vendimi i prerë i gjykatës në favor të 78 punëtorëve, KEDS-i nuk po reflekton ndaj punëtoreve me arsyen se lënda është në proces, raporton ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se do të protestohet në vazhdimësi në mënyrë paqësore për arritjen e qëllimeve.

Ndërsa, Musa Nimani, nga njësia e distriktit të Mitrovicës tha se nëse nuk kthehen në punë, do të kërkojnë edhe nga gjykata e Strasburgut drejtësi, si dhe do të protestojnë edhe para ambasadave në Prishtinë.

Edhe Gëzim Jëlliqi nga distrikti i Prizreni ka kërkuar që të zgjidhet çështja e punëtorëve të larguar nga menaxhmenti i KEDS.