Kryesia e PD-së unanimisht për djegie të mandatave

Kryesia e PD-së unanimisht për djegie të mandatave

19 February 2019 20:47

Kryesia e Partisë Demokratike në Shqipëri ka votuar sonte unanimisht propozimin e kryetarit, Lulzim Basha, për djegien e mandateve.

Pas protestës të së shtunës, të mbajtur nga opozita, Basha kishte deklaruar se opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përveç djegies së mandateve.

Edhe LSI-ja i ka dhënë mbështetje kërkesës së Bashës për djegie të mandateve, raporton Top Channel. Grupi parlamentar i kësaj partie, është deklaruar pro djegies së mandateve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme