Arbëri

Rreth 4 mijë mësimdhënës duan kthimin e Ligjit për Paga në Kuvend

 

Rreth 4 mijë nënshkrime janë mbledhur nga mësimdhënësit e ciklit fillor të klasave të para deri në të pestën.

Me anë të këtij peticioni, mësimdhënësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me koeficientin që ua përcakton atyre pagat më të ulëta se mësuesit e klasave gjashtë deri nëntë, raporton KTV.