Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët të kënaqur me Ushtrinë e Kosovës, të pakënaqur me liderët politikë

Tri sheshet kryesore të kryeqytetit ishin të mbushura me qytetarë të shumtë të cilët mezi po e prisnin parakalimin për herë të parë që do e bënte Ushtria e Kosovës me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Suksesin më të madh të Kosovës qytetarët e konsiderojnë themelim e ushtrisë, për të cilën ata sot u ndjenë shumë krenar. Por të pakënaqur u shprehen me punën që kanë bërë udhëheqësit e deritanishëm të politikës, derisa kërkojnë më shumë që të punohet në zhvillimin ekonomik, raporton kp.

Ismajli Berisha nga Prishtina thotë se derisa parakalonte Ushtria e Kosovës u ndje shumë mirë, por që shprehet skeptik se liderët aktual do e përmirësojnë gjendjen aktuale në vend.

“Kënaqësi e madhe ishte, e kam ndier vetëm shumë mirë. Nëse pyetni për forcat ushtarake është bërë, përndryshe në aspektet tjera asgjë, zero. Jam mjaftë skeptik kështu me këtë lloj udhëheqëseje që e kemi, me këta njerëz do të ketë përmirësim në gjendjen të cilën po e përjetojmë shumë rëndë“, ka thënë ky qytetar.

Ramiz Miftari, qytetar nga Prishtina nuk u shpreh i kënaqur me organizimin e festimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Aspak i kënaqur u shpreh edhe me punën që është bërë për këto 11 vite, derisa fajtor kryesor sipas tij janë elita politike në vend.

Edhe Forca e Kosovës Arbëri Forca e Kosovës

“Me punën që është bërë shumë pak ka mundur të bëhet edhe më shumë po të ishte në nivel udhëheqësi më shumë do kishte me u bë. Është dashur më shumë me u bë dhe në bazë të atyre të dhënave që i ka dhënë Qeveria është dashur organizimi të jetë më i mirë, nga Qeveria është shumë i dobët organizimi”, u shpreh Miftari.

Me Miftarin pajtohet edhe Basri Hoxha një qytetar i cili kishte ardhur nga Varoshi për të festuar në Prishtinë 11 vjetorin e pavarësisë.

Ai thotë se themelimin e Ushtrisë së Kosovës e ka pritur gjatë, por i pakënaqur u shpreh me punën e liderëve politikë.

Në anën tjetër, Servete Pozhegu u shpreh optimiste për punën që është bërë deri më tani në vend. Ajo tejet krenare u shpreh edhe për Ushtrinë e Kosovës.

Për të festuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës kishin dal edhe shumë fëmijë të cilët në duart e tyre mbanin flamujt e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Disa prej tyre madje për këtë ditë të rëndësishme për Kosovën kishin thurur edhe vargje.

Edhe Qendra e Prishtinës u shndërrua në skenë kujtese, proteste e festimi në 18-vjetorin e pavarësisë LAJMET E MBRËMJES Qendra e Prishtinës u shndërrua në skenë kujtese, proteste e festimi në 18-vjetorin e pavarësisë

Parakalimi madhështor i ushtarëve të Kosovës në tri sheshet kryesore është përcjellë me disa fluturake në qiell që kishin ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe ato ‘Kuq e Zi’.

Përveç krerëve shtetëror e qytetarëve të shumtë në këtë ceremoni morën pjesë edhe shumë fytyra të njohura ndërkombëtare e ndër ta ishte edhe William Walker i cili nga afër i përshëndeti qytetarët e pranishëm.