Arbëri

Kusari-Lila thotë se masa 100% është arsyetim për t’i mbuluar shkeljet e qeverisë

Reciprocitet të menjëhershëm me Serbinë, kërkon Alternativa për Kosovë, nga qeveria e vendit.

Sipas deputetes Mimoza Kuasari- Lila, qeveria Haradinaj po mbulon secilën shkelje me vendimin për masën mbrojtëse, raporton KTV.

Sipas saj, kryeministri është duke u treguar kontradiktor me krijimin e ekipit negociator dhe deklarimet për mbajtjen e masës deri në njohjen e pavarësisë.

Alternativa ka kundërshtuar edhe likuidimin e ndërmarrjes “Llamkos”, duke vlerësuar se 4 milionë euro borxhe janë krijuar si rezultat i keqmenaxhimit, pasi vlera e aseteve të ndërmarrjes është katërfish më e madhe.

Njëjtë ka vlerësuar se po bëhet edhe me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, pas vendosjes si drejtor menaxhues të Valon Tolajt, ish-sekretar në AAK.

Ndërsa, anëtari i kryesisë së Alternativës, Veton Çika, ka thënë se Ligji për Paga nuk është votuar shkaku i dëmit që e shkakton te sektori privat.

Ndër të tjerash, ata thanë se Ligji për Paga po prish rrënjësisht baraspeshimin e sektorit publik me atë privat.