MPJ greke deklarohet për zgjerim të kufijve në Jon, por burime diplomatike thonë të kundërtën Foto: Ilustrim

MPJ greke deklarohet për zgjerim të kufijve në Jon, por burime diplomatike thonë të kundërtën

15 February 2019 21:14

Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougkalos, ditën që është emëruar në këtë post, ka deklaruar në një intervistë të tij për radion “News 24/7” se, Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon, deri në verë të këtij viti.

“Ky është sigurisht një vendim i përfunduar politik dhe është te prioritetet tona imediate”, ka thënë Katrugkalos, duke shtuar se kjo do të ndodhë, pasi është diçka e drejtë që do të zmadhojë Greqinë, por edhe do të ndihmojë Athinën duke lehtësuar negociatat e saj me Romën dhe Tiranën, për përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike, raporton TopChannel.

I pyetur nëse kjo do të ndodhë me një dekret presidencial, siç është planifikuar fillimisht, apo me ligj, Katrougkalos ka deklaruar se është më pranë propozimit për një ligj të veçantë, ndërsa nuk përjashton mundësinë për të dëgjuar edhe pikëpamjet e tjera.

Ai ka theksuar se edhe kryeministri Alexis Tsipras dëshiron që zgjerimi i ujërave territoriale të diskutohet edhe në Parlamentin grek me opozitën, e të votohet aty, në mënyrë që të mos ketë asnjë dyshim nëse është kushtetues apo jo.

Ministri i ri i Jashtëm i Greqisë nuk ka dashur të përshkruajë disa detaje të këtij ligji, por është mjaftuar duke sqaruar se do të sigurohen plotësisht të drejtat kombëtare të Greqisë, në pajtim gjithnjë me të drejtën ndërkombëtare.

Ndërkohë, burime diplomatike kanë deklaruar ekskluzivisht për Top Channel se, Greqia dhe Shqipëria nuk diskutojnë për kufijtë e tyre, pasi ato përcaktohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë negociim për to.

Në këtë drejtim, përmendet se në “Marrëveshjen për Miqësinë dhe Bashkëpunimin” midis Greqisë dhe Shqipërisë, nënshkruar në Tiranë më 21 mars 1996, të dyja shtetet deklarojnë respektin e tyre për parimin e paprekshmërisë së kufijve ekzistues dhe pranojnë se kufiri mes tyre është një kufi i paqes dhe miqësisë.

Komentet

Shqiptarii21/02/2019 15:32

Dmth greku e te tjere kan te drejt dhe eshte e drejt e tyre qe te zmadhojne teritoret ne kurriz te shqiptareve kurse qdo shprehje e shqiptareve per te qen ne nje shtet eshte e denueshme dhe paraqet destabilizim per rajonin dhe krijimin e Shqiperise se Madhe!!!! Edhe kete e degjova!!!!

Shto koment

Të ngjashme