Arbëri

Mjekët e MSH-së, letër Thaçit që t’u njihet shkollimi i tërësishëm gjatë përllogaritjes së pagës

Foto: Ilustrim
 

Profesionistët shëndetësorë, mjekët e punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, i kanë dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me një kërkesë për përfshirje në Projektligjin për paga në sektorin publik të Kosovës.

Në letrën e siguruar nga “Koha Ditore”, profesionistët shëndetësorë/mjekët, që janë të punësuar në MSH, kanë kërkuar përkrahje nga Presidenti për rënditje në kategorizimin e profesionistëve shëndetësorë në Projektligjin për paga.