Arbëri

Kirurgët vendosin ta pezullojnë grevën deri më 6 maj

Descriptive Text

Kirurgët kanë konfirmuar se kanë marrë vendim që të pezullojnë grevën deri më 6 maj 2019, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në takimin e sotëm, datë 15 shkurt 2019, me Kolegjiumet Kirurgjike dhe Institutet Paraklinike të QKUK-së, u vendos që:

Të pezullohet greva deri me datë 6 maj 2019, në mënyrë që të jepet hapësira e duhur kompetentëve nga Ministria e Shëndetësisë që të reflektojnë dhe t'i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, posaçërisht për monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë ( ashtu siç u zotuan në takimin e datës 14 shkurt 2019).

Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë- rritje të koeficientit në Ligjin për Paga,do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon.