Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Scott: Kosova e Serbia duhet të kthehen në dialog, tarifa të hiqet

Foto: Tanjug

SHBA-ja, por dhe askush tjetër, nuk do të duhej të diktonte se si do të duhej të dukej zgjidhja e kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, transmeton Koha.net.

Ai mendon se zgjidhja duhet të arrihet ndërmjet dy vendeve përmes bisedave të drejtpërdrejta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe askush tjetër nuk do të duhej të diktonin se si duhet të duket zgjidhja", ka thënë Scott në intervistën e për gazetën e Beogradit “blic “ duke u përgjigjur në pyetjen nëse “kufizimi” ndërmjet Kosovës e Serbisë është zgjidhje.

Sipas fjalëve të tij, përcjell al jazeera, është me rëndësi që Serbia e Kosova të kthehen në dialog dhe për këtë arsye SHBA-ja “i ka dërguar Kosovës mesazh të qartë se tarifa që e ka bllokuar (dialogun) duhet të hiqet ".

"Këtë mesazh ua kemi dërguar partnerëve tanë në Kosovës. Po ashtu mendojmë se kthimi në dialog është i rëndësishëm por edhe Serbia duhet ta luajë rolin e vet në mënyrë që procesi të ecë përpara si dhe të zbatohen marrëveshjet e mëhershme e të shqyrtohen kompromiset për të ardhmen", ka thënë Scott.

I pyetur nëse SHBA-ja do të ndërmarrë edhe ndonjë hap tjetër kudër Kosovës, ai është përgjigjur se “nuk është mirë të spekulohet për hapat potencialë” që shteti i tij do t’i ndërmarrë, por ka thënë se ”SHBA-ja do t’i vazhdojë përpjekjet që të inkurajohet Qeveria e Kosovës t’i tërheqë taksat dhe të kthehet në tavolinën e bisedave".

ka edhe opsione të tjera që mund të përfshihen, por mendoj se shumë më me rëndësi të përqendrohemi në anët pozitive, siç janë tërheqja e tarifave, kthimi në tavolinën e negociatave, fokusim në dialog dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, që do të vendoste normalizimi marrëdhëniesh, ky është qëllimi jonë. Kështu do të ndërtohet e përforcohet rajoni stabil ballkanik dhe kjo është në interes të Serbisë, Kosovës e të SHB A-së",ka thënë Scott.