Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova kushtëzon dialogun me gatishmërinë për njohje nga Serbia

Foto: Koha

Prishtina zyrtare e ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Përpara se të ulet në tryezën në Bruksel, ajo do zotimin paraprak të delegacionit serb se e ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Kushti ndodhet në parimin e nëntë, nga dhjetë gjithsej sa ka Platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, dokument ky që përbën qëndrimin zyrtar të shtetit për dialogun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Platforma, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”, është miratuar të enjten nga Delegacioni shtetëror për negociata me Serbinë, pasi me përmbajtjen e tij paraprakisht janë pajtuar përfaqësuesit më të lartë shtetërorë. Ajo do të vihet për votim në Kuvend të premten.

Në Platformë Delegacioni zotohet se “nuk do të ketë marrëveshje për asgjë deri sa të mos ketë marrëveshje për gjithçka”.

Mes parimesh të vëna aty, është edhe mosprekja e territorit shtetëror, moshapja e Kushtetutës për ndonjë ndryshim, reciprociteti në të drejta ndërmjet serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Serbisë. Janë listuar temat që do të kërkohet t’u jepet zgjidhje. Ndërkaq, është paraparë edhe që me marrëveshje të themelohet një tribunal që do të merret me krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë. Marrëveshja finale është paraparë të votohet nga Kuvendi, pasi të kalojë paraprakisht në referendum... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)