
Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se politika është përpjekur në 20 vjetët e fundit që të vë nën kontroll Universitetin e Prishtinës, duke ndikuar edhe në përzgjedhjen e stafit akademik.
“Strukturat politikë në këto 20 vitet e fundit kanë dashur ta vënë nën kontroll ose më mirë të themi ta kenë nën kontroll institucionin dhe ka ndodh që dëmet janë shkaktuar që nga përzgjedhja e stafit akademik pasi që në mesin e stafit akademik kemi njerëz që kanë ardhur me ndikim politik. S’do të thotë që secili që vjen nga politika është edhe i padobishëm por kemi një numër të konsiderueshëm të rasteve që kjo është bërë që ta vënë nën kontroll”, ka thënë Pupovci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Rubikon të KTV-së, ai përmendi edhe regjistrimin e studentëve, me theks të veçantë ata të kategorisë së luftës dhe kjo sipas Pupovcit, ndodhi për shkak të parregullsive.