Arbëri

“Qendrat kulturore të diasporës të domosdoshme për fuqizimin e raporteve me diasporën”

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime Parlamentare, Arkiv dhe Bibliotekë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot tryezën diskutuese me temë “Organizimi i Qendrave Kulturore në Diasporë”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në hapje të kësaj tryeze është prezantuar një hulumtim parlamentar nga Liza Gashi nga OJQ Germin, që ka analizuar organizimin e qendrave kulturore të shteteve që kanë diasporë më të madhe. Po ashtu janë prezantuar edhe praktikat që kanë ndjekur shtetet si Armenia, Gjermania, Irlanda, Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar rreth funksionimit të qendrave të ngjashme.