Kosova ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në ditën e fundit të samitit të NATO-s në Bruksel.
Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka konfirmuar se një vendim për nivelin e angazhimit me FSK-në do të merret në fund të pranverës, raporton KTV.
Ai ka thënë se personalisht vazhdon të mendojë që koha për votimin e ushtrisë ka qenë e gabuar, dhe se vënia e taksës nuk i kontribuon dialogut Prishtinë – Beograd.
“Tarifat shumë të larta, 100 % ndaj Serbisë nuk e ndihmojnë procesin. Tani e pamë, që edhe SHBA-ja doli hapur kundër vendosjes së tarifave”, ka thënë Stoltenberg.
Shefi i NATO-s sërish i është referuar marrëveshjes së Brukselit për të thënë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri, por nuk ka pranuar të flasë nëse kjo është për shkak të një letre që ish-kryeministri Thaçi ia kishte dërguar ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasumssen, ku i garantonte se nuk do ta dërgojë forcën në veri.
-
Vendimi i NATO-s për FSK-në pritet të merret në pranverë
-
Stoltenberg: Aleatët e NATO-s, të zhgënjyer me taksën ndaj Serbisë
-
Stoltenberg: NATO nuk do të zvogëlojë praninë e trupave në Kosovë
-
Thaçi i ka premtuar NATO-s më 2013 se s’do të hyjë me Ushtri në veri
-
Samiti i NATO-s pritet ta shtyjë vendimin për FSK-në për fund të pranverës