Kutia e vjetër që ka shërbyer për deponimin e ankesave nga nxënësit, është ndërruar me kutinë e re.
Një e tillë e vendosur në shkollën fillore “Naim Frashri” në Prishtinë, u mundëson nxënësve që në mënyrë anonime t’i paraqesin ankesat e tyre për stafin e shkollës.
E, nxënësit thonë se do ta shfrytëzojnë në maksimum këtë mundësi, raporton KTV.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Shqipe Vllasalia Mehmedi, thotë se ky vendim ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve që t’i raportojnë parregullsitë.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, deklaron se vendimi për vendosjen e kutive të ankesave është marrë pas rastit të fundit të abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi.
Në vitin e parë, këto kuti do të monitorohen nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit, kurse pastaj pritet një vendim i ri se kush do të menaxhojë me to.
-
Shkollat në Prishtinë, nën mëshirën e donatorëve
-
Siguria në shkollat e Prishtinës, Sadriu-Lushaku: Disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja
-
Nuk respektohet Udhëzuesi që prej 6 vjetësh ndalon telefonat në shkolla
-
Musmurati: Nga sot shkollat e Prishtinës nisin fushatën “Çohu kundër dhunës”
-
Dhuna e fshehur brenda mureve të institucioneve arsimore