Arbëri

Pacolli: Serbia kurrë s’do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë me SHBA-në dhe perëndimin

Descriptive Text

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar se Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-në dhe perëndimin.

Ai thotë se deklaratat nga politikanët e shtetit fqinj për taksën kanë si cak marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në, transmeton Koha.net.

“Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksën edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-në. Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me SHBA-në dhe perëndimin”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosova s’do të bëhet shkaktar i zhgënjimit të SHBA-së.

“Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe perëndimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do të bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-së, e perëndimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-në dhe perëndimin”, ka thënë Pacolli. “Ne kemi partnerë të përhershëm, të qëndrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste”.