Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është aprovuar Propozim-vendimi për themelimin e Qendrës Përkujtimore të Holokaustit Shqiptar "Bllacë 1999".
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se nuk dihet ende për koston.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, Enver Hoxhaj tha se ka pasur një takim edhe me zëvendës-kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin. Ai ka pasur një sugjerim.
"Fjala holokaust të zëvendësohet më gjenocid", tha ai.
Mes tjerash, është aprovuar me pesë abstenime, edhe Propozim-vendim për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në mbledhjen e kabinetit qeveritar është diskutuar edhe për ndarjen e mjeteve financiare për aktivitetet e shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do të ndahen 500 mijë euro për të shënuar këtë ditë.
"Këto mjete do të kalojnë si subvencione te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit", tha Haradinaj.